Art&Argëtim

“Dua Lipës i është dhuruar një vilë rezidenciale në Jug, por u mbajt sekret”, gazetarja Harka jep detaje: I bën r

11 Shtator 2021, 19:52 Nga DOSJA
“Dua Lipës i është dhuruar një vilë rezidenciale

TIRANË– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa këtë vit ka kaluar një pjesë të mirë të verës në jug të vendit tonë. Por mesa duket ka pasur një aryse të fortë, për të parë shtëpinë e saj.

E ftuar në studion e “Rudina”, gazetarja Klotilda Harka zbulon një detaj, duke u shprehur se këngëtarja me famë ndërkombëtare ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar, e cila i është dhuruar në kuadër të reklamimit. 

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, tha gazetarja. Ndërsa gazetari Eraldo Rexho shtoi: Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prapë gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar…

Megjithatë këngëtarja asnjëherë nuk ka bërë me dije se në Shqipëri ka rezidenca, edhe pse këtë verë e kaloi duke shijuar bregun e Sarandës. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa ne sarande klotilda harka dua lipa dua lipa ne sarande klotilda harka

Sondazh

Poll