Art&Argëtim

I veshur me blu! Jemin Gjana larg “sherreve” në PD për Berishën, sportiv tek “Liqeni”

11 Shtator 2021, 17:17 Nga DOSJA
I veshur me blu! Jemin Gjana larg “sherreve” në PD për

TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana duket se ka vendosur që këtë të shtunë të largohet nga çdo ekran televiziv dhe t’i dedikohet sportit në zonën e Liqenit Artificial. Ai është pikasur nga Dosja.al duke shëtitur për xhiron e pasdites në zonën e vrapit, duke iu dedikuar tërësisht sportit.

I veshur me sportive, ai ka kaluar një pasdite i pashqetësuar në natyrë. Ndërkohë që Sali Berisha u përjashtua dy ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha prej grupit parlamentar.

Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale jemin gjana jemin gjana

Sondazh

Poll