Art&Argëtim

Bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni që u largua nga “burgu i artë” i Mykonos

11 Shtator 2021, 12:28 Nga DOSJA
Bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni që u largua nga

MIKONOS – Biznesmenit 47-vjeçar, nga Rumania, Dragos Savulescu, i njohur për ne edhe si bashkëshorti i Angela Martinit, u arrestua në gusht në Mykonos. Historia e arrestimit të tij ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi dy gjykata europiane po përplasen me njëra- tjetrën  teksa drejtësia greke ka refuzuar urdhërin për arrestimin e tij nga gjykata rumune.

Biznesmeni dhe kineasti rumun, së bashku me gruan e tij, ish Miss Shqipërinë, njoftuan se drejtësia greke ka bllokuar përpjekjen nga autoritetet rumune për ekstradimin e tij. Kjo është hera e dytë që një gjykatë evropiane refuzon një kërkesë ekstradimi nga një gjykatë fqinje.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit në Syros, gjyqësori rumun nuk ka juridiksion për të kërkuar ekstradimin e biznesmenit nga Greqia. Në të njëjtën kohë, u urdhërua refuzimi i menjëhershëm i urdhër arrestit rumun.

Historia e Savulescu për sjellje të pahijshme ligjore filloi, sipas protothema , në fillim të vitit 2019, kur ai u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim , së bashku me ish – kryebashkiakun e Konstancës, ish -presidentin e Dinamos dhe së bashku me të pandehurit e tjerë të cilët u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Arrestimi i Savulescu ndodhi në Mykonos dhe urdhri i arrestit u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrjen e tij në një organizatë kriminale dhe mashtrim kundër shtetit.

Përpara vendimit të gjykatës greke, Gjykata e Apelit të Napolit, në Itali, ku banon Savulesku, hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin e autoriteteve rumune, duke zbatuar një amnisti ndaj sipas biznesmenit kërkesa e tyre për ekstradimin e tij është e qëllimshme.

“Autoritetet rumune i keqinformuan qëllimisht autoritetet greke, edhe pse e dinin që çështja ime ishte zgjidhur ligjërisht në Itali. “Ky është një abuzim skandaloz i ligjit ndërkombëtar nga autoriteteve rumune që ende jetojnë në epokën e Çausheskut,” tha Savulescu.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arrestohet dragos savulescu perplasen dy gjykata europiane arrestohet dragos savulescu perplasen dy gjykata europiane

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Shtator 2021, 07:15

1 në 7 njerëz tymos. Si mund të asgjësohet tymi?

1 miliard njerëz vazhdojnë të pinë cigare, pavarësisht ndërgjegjësimit të lartë në lidhje me dëmet që ajo shkakton. Problemi më i madh i cigares qëndron tek tym...