Art&Argëtim

Karvanët e polifonisë risjellin pjesë të rralla të folklorit, vihet re mungesa e artistëve të rinj

11 Shtator 2021, 19:34 Nga DOSJA
Karvanët e polifonisë risjellin pjesë të rralla të

GJIROKASTËR– Karvanët e polifonisë, eventi që rizgjoi krijimtarinë e mbrojtur të polifonisë së jugut, solli në tre bashki të Gjirokastës, pjesë të rralla të folklorit.

E trashëguar prej qindra vitesh, polifonia e rrallë e grave të moshuara të fshatit Selo, nuk dëgjohej në evente publike prej dekadash.  Pasardhësit për të përcjellë llojin e vecantë të të kënduarit të zonës më të thellë të Dropullit të Sipërm, janë të vështirë të gjendën.

Studiuesi i kulturës, Stefan Arseni, tha se kjo përpjekje sjell në vemendje nevojën e madhe për të mbrojtur polifoninë.

Këngët e larmishme më shumë se 200 vjeçare, me subjekte historike e traditash të vjetra, u sollën edhe një herë nga grupet Polifonike të Labërisë.

Karvanët e polifonisë interpretuan në Gjirokastër, Dropull e Tepelenë. Ndërkohë, mjaft e dukshme ishte mungesa e artistëve të rinj dhe ajo e kultivimit të folklorit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture karvanet e polifonise karvanet e polifonise

Sondazh

Poll