Aktualitet

Kishte kultivuar kanabis në pronën e tij, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

11 Shtator 2021, 12:57 Nga DOSJA
Kishte kultivuar kanabis në pronën e tij, arrestohet 34-vjeçari

SHKODËR–Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër. Ai akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike në pronën e tij në në Hajmel, Vau Dejës. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit me inicialet B.D.

NJOFTIMI:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: B.D., 34 vjeç banues në Hajmel, Vau Dejës, pasi në pronen e tij u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike “cannabis sattiva”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder arrestim ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2021, 11:16

Hije të rënda korrupsioni mbi tenderin e Unazës

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është mbërthyer nga kriza e rëndë e opozitës, një dorë e zezë po zhvat paranë publike të shqiptarëve deri në qindark...