Bota

Përkujtimi i 20 vjetorit të sulmit të Kullave Binjake, Kurti: Të gjithë gardianët e burgut në Serbi shpërhyen në gëzim

11 Shtator 2021, 10:18 Nga DOSJA
Përkujtimi i 20 vjetorit të sulmit të Kullave Binjake, Kurti:

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake të Neë York në SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se në atë kohë ishte i burgosur në në Serbi, dhe se të gjithë gardianët e burgut shpërthyen në gëzim, në momentin që avionet rrëzuan Kullat Binjake.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar.

Më tej Kurti ka shprehur se sulmet e atëhershme tronditën të gjithë botën, duke shtuar se me dhimbje dhe solidaritet nderojnë familjet e 2977 viktimave.

“Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan. Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDIA që tronditi botën! Sot, 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Biden: Përkujtime që kthehen në dhimbje

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit albin kurti sulmet e 11 shtatorit 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit albin kurti sulmet e 11 shtatorit

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 08:06

Çfarë arriti Merkeli në Ballkanin Perëndimor?

GJERMANI- Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Më 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte ...

Bota 11 Shtator 2021, 07:51

Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm pë...