Bota

20 vjetori i sulmeve të Kullave Binjake, Johnson dhe Mbretëresh Elizabetë mesazh ngushëllimi popullit amerikan: Terrorizmi d

11 Shtator 2021, 09:49 Nga DOSJA
20 vjetori i sulmeve të Kullave Binjake, Johnson dhe Mbretëresh

ANGLI- Kryeministri Boris Johnson dhe Mbretëresha angleze Elizabetë kanë dërguar një mesazh ngushëllimi SHBA-së dhe Presidentit Joe Biden për 20 vjetorin e sulmeve të kullave binjake. The Guardian shkruan se në letrën dërguar Boden, Johnson është shprehur se terroristët e 11 shtatorit nuk arritën që të minojnë besimin e popujve të lirë.

Një ngjarje përkujtimore në Parkun Olimpik në Londrën lindore u mbajt të Shtunën. Johnson tha se terrorizmi dështoi dhe se në fakt në vend që të minonte besimin e tyre më shumë e forcoi atë.

Fakti që ne po mblidhemi sot në pikëllim, por edhe në besim dhe vendosmëri – tregon dështimin e terrorizmit dhe forcën e lidhjeve midis nesh,” tha Johnson.

Mbretëresha Elizabetë gjithashtu ka kujtuar përvjetorin e 11 shtatorit ne një mesazh drejtuar presidentit amerikan. Në letër shkruhet se mendimet e të gjithë familjes mbretërore janë për viktimat dhe familjet e tyre.

“Ndërsa shënojmë 20 vjetorin e sulmeve të tmerrshme më 11 shtator 2001, mendimet dhe lutjet e mia – dhe ato të familjes sime dhe të gjithë kombit – mbeten me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e prekura‘, thuhet në letrën drejtuar Biden.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDIA që tronditi botën! Sot, 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Biden: Përkujtime që kthehen në dhimbje

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit boris johnson mbretëresha elizabetë sulmet e 11 shtatorit 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit boris johnson mbretëresha elizabetë sulmet e 11 shtatorit

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 08:06

Çfarë arriti Merkeli në Ballkanin Perëndimor?

GJERMANI- Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Më 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte ...

Bota 11 Shtator 2021, 07:51

Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm pë...