Bota

Tornado në Itali, dy të vdekur dhe 9 të plagosur, banorët: Ishte fenomen i paparë 

11 Shtator 2021, 09:31 Nga DOSJA
Tornado në Itali, dy të vdekur dhe 9 të plagosur, banorët:

ITALI- Një tornado në ishullin italian të Siçilisë la mbrapa 2 të vdekur dhe 9 të plagosur. Ansa.it shkruan se furtuna goditi të paktën dhjetë makina ditën e djeshme. Konfirmimi ka ardhur  nga kryetari i bashkisë së Pantelleria Vincenzo Campo.

“Ka dy vdekje dhe disa të plagosur. Sigurisht që ishte një vorbull që përfshiu shtëpi dhe madje disa makina. Hulumtimet janë duke u zhvilluar. Ne jemi ende duke vlerësuar atë që ndodhi”, tha kryetari i bashkisë.

Dy të vdekurit janë një zjarrfikës 47-vjeçar dhe një pensionist 86-vjeçar, ndërsa katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Banorët e ishullit deklaruan se ky është një fenomen i paparë, ekstrem i motit. Të plagosurit u transportuan me helikopter për në spital.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dy të vdekur tornado ne itali vincenzo campo dy të vdekur tornado ne itali vincenzo campo

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 08:06

Çfarë arriti Merkeli në Ballkanin Perëndimor?

GJERMANI- Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Më 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte ...

Bota 11 Shtator 2021, 07:51

Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm pë...