Politike

‘Vendim i gabuar’/ Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, Balliu: Ai do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar, i g

11 Shtator 2021, 08:52 Nga DOSJA
‘Vendim i gabuar’/ Përjashtimi i Berishës nga grupi i

TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ai thotë se vendimi ishte i gabuar, e se do i kushtojë shumë opoziatrizmit në vend.

POSTIMI:

Përjashtimi i Sali BerishësPërjashtim i simbolit të opozitarizmit. Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri. Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit. I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë. Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj. Armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare.

Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike klevis balliu sali berisha jashte grupit te pd klevis balliu sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll