Aktualitet

Djali i saj ekzekutoi ish-bashkëshorten! Flet nëna e autorit: Jam e shokuar. Ai na mori në telefon, na tha do vras veten…

11 Shtator 2021, 07:37 Nga DOSJA
Djali i saj ekzekutoi ish-bashkëshorten! Flet nëna e autorit: Jam e

FIER– Nëna e Elton Metajt, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengajt, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. E shokuar për ngjarjen e rëndë, ajo shprehet se është tronditur nga ajo që ka ndodhur pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Nëna e autorit ka treguar se Eltoni i kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur se do të vriste veten. Mister për nënë mbetet se ku u gjet arma e krimit.


Nëna e autorit:

Më ka bërë hatanë, unë nuk kam 40 ditë që varrosa babanë dhe vëllanë, nuk kuptohej fare që do ta bënte një gjë të tillë. Mbaroi dënimin dhe doli nga burgu. Ore ata duheshin, nuk e prisja që të ndodhte kjo, më vjen shumë keq se e rrita vetë edhe Sabrinën, mua më iku edhe djali bashkë me atë.Është e njëjtë dhimbja edhe për mua, Sabrinën e kemi marrë 13 vjeçe, e ka shteti në dorë dënimin. Çfarë shenjash, nuk kemi kuptuar gjë, ata flisnin me njëri tjetrin akoma, nuk di që të kenë pasur konflikte. Ishin takuar pasi djali doli nga burgu, se i nxori vajzën që ta takonte.Për çfarë e dua më jetën unë? Më vjen shumë keq, vrasjen e morëm vesh nga policia, na erdhën në shtëpi dhe na thanë. Pas ngjarjes djali telefonoi vetë policinë, mori edhe të atin dhe i tha se donte që të vetëvritej. Këtu në këtë derë nuk ka gjetur armë, ta gjejnë se kush ia ka dhënë armën. Armët sheshit janë se ku e ka blerë nuk e di, të shkojë në burg dhe personi që ia ka dhënë. Ai e donte me kokë të shoqen, flisnin dhe në telefon.

Metaj ekzekutoi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj. Autori i ngjarjes shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit, për të kërkuar një ribashkim me ish-bashkëshorten. Duke u gjendur përballë refuzimit të saj, ai e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Çifti ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier elton metaj sabrina bengaj burri vret gruan ne fier elton metaj sabrina bengaj

Sondazh

Poll