Aktualitet

E PARALAJMËRUAR? Kërkonte ribashkimin! Elton Metaj ekzekuton me armë zjarri ish-bashkëshorten, Sabrina ishte e pajisur me UR

11 Shtator 2021, 05:58 Nga DOSJA
E PARALAJMËRUAR? Kërkonte ribashkimin! Elton Metaj ekzekuton me

FIER– Krimi i rëndë brenda familjes i mori jetën mbrëmjen e djeshme Sabrina Bengës. Ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj kishte shkuar për tu sqaruar me Bengën, në banesën e prindërve të viktimës në fshatin Zhupan. Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia, aty ku ishte futur po për shkak të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.  Ditët e fundit Metaj po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk pranonte. Duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje e më pas në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të vdekur 23-vjeçaren dhe jetime vajzën e tyre 3-vjeçare.

Sabrina Bengaj ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje. Ajo e kishte marrë këtë urdhër me 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021. Pra pas një muaji, Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga marrja e jetës. Vendimin për t’u pajisur me urdhrin e mbrojtjes e ka dhënë gjyqtari Alfred Konomi.

Armando Bengaj, vëllai i viktimës tregoi për mediat e pranishme se motra e tij po hante bukë në momentin që është qëlluar për vdekje nga autori, ndërsa shton se Elton Meta ishte dhe në kërkim të tijin për ta vrarë.

Nëna e Elton Metajt, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengajt, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. E shokuar për ngjarjen e rëndë, ajo shprehet se është tronditur nga ajo që ka ndodhur pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Nëna e autorit ka treguar se Eltoni i kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur se do të vriste veten.

Policia e Fierit ka mundur që ta arrestojë autorin. Pas 3 orë ndjekjesh, Metaj u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.

Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe ishte një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit të shkuar kishte marrë peng të shoqen duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave RENEA për t’i shpëtuar jetën të resë. Megjithatë duket se nuk do të gëzonte për shumë gjatë. Edhe vjet ai qëlloi dy herë me armë zjarri në ajër, teksa ndodhej në oborrin e banesës së vjehrrit, e vetëm pas 5 orë negociatash me Policinë u vetëdorëzua. Babai i Eltonit do të shprehej para një viti si i biri vuante nga depresioni.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier elton metaj vritet sabrina metaj burri vret gruan ne fier elton metaj vritet sabrina metaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2021, 18:56

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes hedhjen e plehrave në derë të shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, në Fllakë të Durrësit.Drejtoresha Merita Difi k...