Aktualitet

“E vrau kur po hante bukë”/ Vëllai i viktimës rrëfen momentet e ngjarjes së rëndë në Fier: Autori më kërkoi dhe mu

11 Shtator 2021, 05:34 Nga DOSJA
“E vrau kur po hante bukë”/ Vëllai i viktimës

FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku Elton Meta ka vrarë ish-bashkëshorten e tij. Armando Bengaj, vëllai i viktimës akuzon gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk i dhanë dënimin e merituar 31-vjeçarit pasi më herët ai ishte akuzuar për dhunë dhe armë mbajtje pa leje. Ai tregon se motra e tij po hante bukë në momentin që është qëlluar për vdekje nga autori, ndërsa shton se Elton Meta ishte në kërkim të tijin për ta vrarë.


“Mamaja kishte dëgjuar derën. Në 20 korrik u lirua nga burgu. Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë që sot bëri hatanë e madhe. Mua me tha nusja për ngjarjen. Madje me kishte kërkuar dhe mua për të vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”- u shpreh vëllai i viktimës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando bengaj elton meta vritet sabrina metaj armando bengaj elton meta vritet sabrina metaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2021, 18:56

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes hedhjen e plehrave në derë të shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, në Fllakë të Durrësit.Drejtoresha Merita Difi k...