Aktualitet

HELMIMI i 5 dasmorëve në restorant, arrestohet pronari i lokalit dhe kuzhinieri në Durrës (EMRAT)

11 Shtator 2021, 06:24 Nga DOSJA
HELMIMI i 5 dasmorëve në restorant, arrestohet pronari i lokalit dhe

DURRËS– Pesë dasmorët e helmuar në Durrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi për helmimin e tyre u raportua mbrëmjen e djeshme në media, duke u thënë se ishin më shumë se 5. Mirëpo policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë duke informuar se në pranga kanë rënë dy persona. Pronari i lokalit, ku u zhvillua dasma, Pajtim Kacani dhe kuzhineri Bledar Hasa janë arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar hasa helmimi i dasmoreve ne durres pajtim kacani bledar hasa helmimi i dasmoreve ne durres pajtim kacani

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2021, 18:56

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes hedhjen e plehrave në derë të shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, në Fllakë të Durrësit.Drejtoresha Merita Difi k...