Aktualitet

Krim brenda familjes në Fier! Burri shkon dhe vret gruan tek shtëpia e vjehrrit, një vit më parë e mbajti peng për 5 orë

10 Shtator 2021, 21:16 Nga DOSJA
Krim brenda familjes në Fier! Burri shkon dhe vret gruan tek shtëpia e

FIER– Krim brenda familjes në Fier! Elton Metaj, 31 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij Sabrina Bega në banesën e saj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:50 të mbrëmjes, në fshatin Zhupan të Fierit, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta. 

“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit,”-shkruhet në njoftimin e Policisë. Por kjo nuk është hera e para që i riu kishte sjellje të dhunshme kundrejt gruas së tij, me të cilin kishte edhe një fëmijë. 

Metaj në shtator të vitit të shkuar kishte marrë peng të shoqen duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave RENEA për t’i shpëtuar jetën të resë. Megjithatë duket se nuk do të gëzonte për shumë gjatë. Edhe vjet ai qëlloi dy herë me armë zjarri në ajër, teksa ndodhej në oborrin e banesës së vjehrrit, e vetëm pas 5 orë negociatash me Policinë u vetëdorëzua.

Mesa duket sonte është kthyer dhe ka përfunduar atë që nisi muaj më parë, duke lënë një fëmijë jetim pa të ëmën. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier elton metaj fier vritet sabrina metaj burri vret gruan ne fier elton metaj fier vritet sabrina metaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2021, 18:56

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes hedhjen e plehrave në derë të shkollës 9-vjeçare “Bajram Gashi”, në Fllakë të Durrësit.Drejtoresha Merita Difi k...

Aktualitet 10 Shtator 2021, 15:28

Mbytet pushuesi polak në plazhin e Durrësit

DURRËS– Një shtetas polak, 68 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në detin e Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa grupi hetimor...