Aktualitet

Makina përplas motoçikletën në aksin rrugor Lezhë-Milot, një i plagosur

10 Shtator 2021, 16:30 Nga DOSJA
Makina përplas motoçikletën në aksin rrugor

LEZHË – Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhr në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një automjet “Peugeot” i dretjuar nga shtetasi me iniciale L.H. dhe një motoçikletë me drejtues F.P. janë përplasur, njofton policia.

F.P. ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Lezhës, por pa rrezik për jetën, ndërsa L.H. është shoqëruar në komisariat për hetimet e nevojshme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident lezhe-milot aksident lezhe-milot

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2021, 15:28

Mbytet pushuesi polak në plazhin e Durrësit

DURRËS– Një shtetas polak, 68 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në detin e Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa grupi hetimor...