Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti, vendimi për 11 objekte shkollore në Durrës pezull prej më shumë se 20 muajsh

10 Shtator 2021, 15:53 Nga DOSJA
U dëmtuan nga tërmeti, vendimi për 11 objekte shkollore në

Mes shumë problematikave në procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit, është edhe ajo e shkollave të sistemit parauniversitar.

Nga totali i shkollave të dëmtuara, në 11 prej tyre edhe nuk ka nisur asnjë përpjekje as për riparimin, shembjen apo rikthimin e tyre në gjendje funsionale. Dhe bëhet fjalë për shkolla që kanë kapacitete të konsiderueshme të nxënësve.

E ndërsa mijëra nxënës, këtë vit, do të vazhdojnë mësimin me turne në shkolla të tjera të qytetit, të vetmit që i frekuentojnë këto objekte që ende qëndrojnë në këmbë, janë mosha e tretë, që u është krijuar një ambient për të kaluar kohën e lirë.

Ndërkohë, A2 u interesua pranë Bashkisë Durrësit për vijimësinë e këtij procesi, e cila konfirmoi se më në fund ka mbërritur raporti përfundimtar i KLSH-së, i cili pritet t’i hapë rrugë procesit për vleresimin e 11 objekteve shkollore të mbajtura pezull për më shumë se 20 muaj, por pa dhënë detaje se çfarë do të ndodhë me këto objekte.

Marrë nga A2 CNN.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres shkollat ne durres durres shkollat ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shtator 2021, 15:28

Mbytet pushuesi polak në plazhin e Durrësit

DURRËS– Një shtetas polak, 68 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në detin e Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa grupi hetimor...