Aktualitet

Mori ryshfet për të mos gjobitur kompaninë minerare për shkelje! Me urdhër të SPAK, arrestohet drejtori i IKMT-së në Dib

10 Shtator 2021, 13:58 Nga DOSJA
Mori ryshfet për të mos gjobitur kompaninë minerare për

TIRANË– Drejtori i IKMT-së Lutfi Miftari 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK. Po ashtu, gjatë operacionit policor ‘Bankomati’ u arrestua dhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë “H4 CHROM”.

Miftari dhe Elezi u arrestuan pasi kanë abuzuar me detyrën e tyre. Miftari dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga Elezi, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. Lutfi Miftarit iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë Elezit. Gjatë kontrollit të banesës së Miftarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankomati”.Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor “Bankomati”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:L. M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.E. E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.Në cilësinë e provës materiale shtetasit L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E.Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet drejtori i ikmt eljo elezi lutfi miftari arrestohet drejtori i ikmt eljo elezi lutfi miftari

Sondazh

Poll