Aktualitet

Nafta helmon tokat në Mallakastër/ Depozitat e dëmtuara shkarkojnë në përrenj, ndotja bëhet problem për banorët

10 Shtator 2021, 14:11 Nga DOSJA
Nafta helmon tokat në Mallakastër/ Depozitat e dëmtuara

BALLSH– Nëpërmjet përrenjve të rastësishëm, këto mbetje derdhen në rezervuarin e Marushës, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk është pastruar.

Përrenjtë me mbetje hidrokarbure ndodhen shumë pranë tubacioneve të ujësjellësit nga ku furnizohet me ujë të pijshëm i gjithë qyteti i Ballshit. Ndërkohë ndotja mjedisore që krijohet është shqetësuese për të gjithë zonën, e sidomos banorët e fshatit Kash.

Shpërndarja në natyrë e mbetjeve hidrokarbure, ështe gjithashtu një rrezik i përhershëm për përhapjen e zjarreve në depozitat e naftës. Katër muaj më parë një 50 vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që ra në stacionin e pompimit.


Depozitat e Kashit kryejnë pjesën më të madhe të dekantimit të naftës bruto në zonën e Mallakastrës.

Uji teknologjik që del nga procesi i dekantimit të naftës bruto, pasi përshkon tokat bujqësore në një gjatësi më shumë se 10 km, derdhet në lumin Vjosë, i specifikuar si lumi i vetëm i egër në Europe, e më pas në detin Adriatik.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mbetjet hidrokarbure nafta helmon tokat mbetjet hidrokarbure nafta helmon tokat

Sondazh

Poll