Aktualitet

Hapen aplikimet për maturantët e vjetër, regjistrimet mund të bëhen në gjimnaze deri më 13 shtator

10 Shtator 2021, 14:52 Nga DOSJA
Hapen aplikimet për maturantët e vjetër, regjistrimet mund

SHQIPËRI- Portali i maturës rihapet edhe një herë jashë rradhe për maturantët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet, sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit.

Portali do të qëndrojë i hapur deri ditën e hënë në mënyrë që maturantët të plotësojnë formularët A1/A1Z.

Maturantët duhet të paraqiten në gjimnazin ku kanë kryer studimet dhe me ndihmën e një mësuesi të poltësojnë formularin ku pasqyrohen gjeneralitetet dhe të dhënat shkollore. Pas datës 15 shtator, kur mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, maturantët do të nisin përpjekjen për të zënë një vend në universitet nga ato vende të cilat kanë mbetur bosh prej 7 fazave të raundit të parë. Lista finale e kuotave të lira do të hatrohet nga U-Albania në fund të raundit të parë.

Raundi i dytë është aplikimi i regjistrimëeve ne univeristet. Maturantët që vendosin të regjistrohen tani, ata që nuk mundën të fitonin asnjë prej shtatë fazave të raundit të parë dhe ata të cilët shlyen detyrimet e maturës në vjeshtë, do të kenë mundësi të fitojnë kuotat që kanë mbetur të lira.

Këshillohen informimi mbi kuotat e lira dhe kontrolli pikëve të fituara ng atë regjistruarit e vitit që shkoi.

22 mijë e 780 maturantë regjistruan të dhënat si aplikues në fillim të gushtit, nga më shumë se 30mijë që përfunduan gjimnazin këtë vit. Një numër I konsiderueshëm rezultuan mbetës në një prej provimeve të fundit. Mijëra të tjerë zgjodhën studimet jashtë vendit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet regjistrimi i maturanteve regjistrimi i maturanteve

Sondazh

Poll