Politike

U dërgua për verifikim të thelluar, kandidati i Bindjes Demokratike rezulton i dënuar për trafik droge

10 Shtator 2021, 12:02 Nga DOSJA
U dërgua për verifikim të thelluar, kandidati i Bindjes

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka sjellë përgjigje për kandidatin për deputet në listën e Bindjes Demokratike, Arsen Belaj. Në shkresën e dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se Belaj ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Ai rezulton të jetë dënuar me një vit e tetë muaj burg si dhe ka marrë një gjobë prej tetë million e 800 mijë lireta (afro 5 mijë euro). Gjithsesi Belaj nuk rezulton të jetë fitues i mandatit.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim 28 kandidatë nga listat e partive politike që garuan në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidatët, të cilët janë vetëdeklaruar se kanë pasur probleme me drejtësisë në një moment të caktuar të jetës së tyre, do t’i nënshtrohen verifikimit të thelluar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arsen belaj zgjedhjet 25 prill 2021 arsen belaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 10:56

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e shikon si një vetëposhtërim të opozitës që forcon pozitat e kryeministrit Edi Rama, vendimin e Lulzim Bashës për të përjas...

Politike 10 Shtator 2021, 09:49

TIRANË– Dita e sotme mund të cilësohet shumë lehtë si dita e Opozitës (PD-LSI) që u rikthye në Parlament pas 30 muajve mungesë. Kjo, jo përsa i përket zhvi...