Politike

“Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së”/ Nishani: Basha ka vepruar si skuth

10 Shtator 2021, 09:49 Nga DOSJA
“Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar veprimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e përkohshëm të Sali Berishës nga Grupi parlamentar i PD-së. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka vepruar si një skuth dhe se është vendosur në Krye të PD-së pa asnjë kontribut politik dhe partiak. Nishani këtë veprim e ka konsideruar si përçarje fatale të PD-së. Vendimin personal për përjashimin e Berishës nga Grupi parlamentar, Nishati e ka quajtur si dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Postimi i Plotë:

Lulzim Basha ka vepruar si një skuth ! Një njeri i katapultuar në krye të Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik e partiak, pa asnjë sakrificë dhe eksperiencë në beteja politike, një përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash, vendos të përçajë në mënyrë fatale atë parti.

Lulzim Basha fyen, përçmon e injoron çdo institucion e rregull minimal në Partinë Demokratike, duke marrë një vendim ekstrem, të përjashtimit nga Partia Demokratike të themeluesit të saj pa asnjë diskutim në forumet e partisë, pa asnjë mbështetje në statutin dhe rregullat legale të partisë, pa asnjë procedurë vendimarrëse të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo Kuvendit të Partisë Demokratike !

Vendimet personale, në fshehtësi, në mungesë të diskutimit midis të zgjedhurve legjitim të demokratëve, jashtë forumeve të partisë, janë karakteristika të një skuthi politik.
Ky akt është dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë !

Ky është Lulzim Basha që u katapultua politikisht me misionin e asgjesimit të Partisë Demokratike, asgjesimin e së djathtës në politikën shqiptare, asgjesimin e alternativës qeverisëse përballë së majtës, trashegimtare e stalinistëve shqiptarë filoserbe.

Ky është sot pengu dhe argati i Edi Ramës, në krye të Partisë Demokratike !
Demokratët, shqiptarët e ndershëm, njerëzit e lirë dhe patriotë duhet të mos dorëzohen përballë këtij provokimi të rëndë për asgjesimin e fondamenteve me bazike të demokracisë.

Cilido që beson tek vlerat, parimet dhe morali, duhet të luftojë çdo ditë për ringritjen e Partisë Demokratike, për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë, të së drejtës dhe demokracisë në këtë vend. Kushdo që hesht sot është bashkëfajtor në asgjesimin e asaj partie dhe vlerave të demokracisë në tërësi !

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd bujar nishani lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll