FOTO/ ‘Pika e dobët’ në orë të vështirë, Meta shfaqet i relaksuar në presidencë
10 Shtator 2021, 11:21Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një video për publikun. Nga mbrëmja e djeshme e deri më sot, asnjë koment nuk ka pasur nga ana e presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit nuk tha asnjë fjalë për situatën e krijuar si dhe për gjendjen që ndodhet aktualisht ‘pika e tij e dobët’.
Meta ka ndarë fotot teksa shfaqet i qeshur në një takim me drejtuesen e fondacionit ‘Robert Bosch’.
POSTIMI:
Mirëprita sot në një takim të ngrohtë drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, znj.Sandra Breka dhe delegacionin, që e shoqëronte.Përgëzova kontributin e tyre për promovimin e paqes, stabilitetit dhe shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksova nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të së ardhmes europiane të popujve dhe qytetarëve tanë.I garantova se do të bëj gjithçka për promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në interes të paqes, sigurisë dhe begatisë të vendeve tona, si dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri, si e vetmja rrugë që do të garantojë integrimin e plotë në Bashkimin Europian.Theksova gjithashtu rëndësinë e përqëndrimit në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit dhe as rivalizojnë proceset integruese.
Në 2017-ën, Meta u shpreh në një intervistë se Berisha është pika e tij e dobët. ‘Ju e dini që është dobësia ime, por unë shpresoj shumë tek eksperienca e tij dhe e shumë politikanëve të tjerë në Partinë Demokratike që të kontribuojnë për përmirësimin e kësaj situate’.
Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Një foto e publikuar nga Dosja.al tregon djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha teksa del nga zyra e të atit, ish-kryeministrit ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në mbledhjen e zhvi...
Politike10 Shtator 2021, 10:56
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e shikon si një vetëposhtërim të opozitës që forcon pozitat e kryeministrit Edi Rama, vendimin e Lulzim Bashës për të përjas...
TIRANE- Një rikthim i vështirë ka qenë ky i deputetëve të opozitës 30 muaj pas djegies së mandateve, ku përveç humbjes së pushtetit nuk ruajtën dot as pa...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka “justifikuar” vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha s...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur aksionin opozitar që në seancën e parë plenare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha ka mbledhur grupin parlam...
Politike10 Shtator 2021, 09:49
TIRANË– Dita e sotme mund të cilësohet shumë lehtë si dita e Opozitës (PD-LSI) që u rikthye në Parlament pas 30 muajve mungesë. Kjo, jo përsa i përket zhvi...
TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar veprimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e përkohshëm të Sali Berishës nga Grupi parla...
TIRANË- Partia Socialiste ia ka besuar 5 komisione parlamentare, disa prej emrave të njohur në selinë rozë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Komisio...
Vendimi i fundit i kryetarit të PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Berisha, përbën një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike të tranzic...