Politike

10 Shtator 2021, 09:49 Nga DOSJA

TIRANË– Dita e sotme mund të cilësohet shumë lehtë si dita e Opozitës (PD-LSI) që u rikthye në Parlament pas 30 muajve mungesë. Kjo, jo përsa i përket zhvillimeve politike të cilat e kanë pasur fokusin tek Partia Demokratike, por edhe për aparencën e zonjave.

Njëra pas tjetrës, të veshura si për Javën e Modës, gratë e Partisë Demokratike dhe të Lëvzjes Socialiste për Integrim shpalosën garderobën me shumë ngjyra. Në sy ra Grida Duma me stilin e saj casual dhe elegant njëkohësisht. Duma kishte zgjedhur një fustan portokalli. Përshtypje shumë bëri edhe Monika Kryemadhi.

Me flokët e prerë shkurt, me një fund me ‘polka dots’, kryetarja e LSI-së tregoi shaarmin mes deputetëve në seancën që nuk zgjati më shumë se një orë. Jorida Tabaku, Albani Vokshi, Erisa Xixho dhe gratë e tjera nuk mbeteshin pas gjithashtu. Lindita Nikolla ishte veshur e gjitha me të zeza.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 10 shtator 2021 seance plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll