Politike

10 Shtator 2021, 10:56 Nga DOSJA

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e shikon si një vetëposhtërim të opozitës që forcon pozitat e kryeministrit Edi Rama, vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën. Në një lidhje Live me studion e lajmeve në Neës 24, Lubonja tha se ka një arsye që nuk dihet se pse amerikanët nuk e duan Berishën. 

“Vetëposhtërimi i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithëse, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën. Cështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëz të rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha.

Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për ti bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.

Lubonja tha se Lulzim Basha nëpërkëmbi partinë me vendimin e marrë duke ia kaluar edhe Enver Hoxhës. 

”E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.

”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- përfundoi Lubonja.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos lubonja lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd fatos lubonja lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 09:49

TIRANË– Dita e sotme mund të cilësohet shumë lehtë si dita e Opozitës (PD-LSI) që u rikthye në Parlament pas 30 muajve mungesë. Kjo, jo përsa i përket zhvi...