Politike

“U kënaqe që Basha vrau babain?”, Rama shmanget nga pyetjet për Berishën dhe komenton ftohtë: E shkuara s’është pro

10 Shtator 2021, 08:58 Nga DOSJA
“U kënaqe që Basha vrau babain?”, Rama shmanget nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të përgjigjet për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një prononcim jashtë dyerve të Kuvendit, në përfundim të seancës së parë plenare, Rama iu shmang disa herë pyetjeve të gazetarëve, duke u mjaftuar në fund të fjalës së tij me një deklaratë ku indirekt iu referua Berishës si e shkuara. “Kur të jem para jush, më pyesni për njerëzit. E shkuara s’është problemi im dhe i PS. Ne jemi e ardhmja.,-tha Rama dhe më pas u largua. 


Edi Rama: Ndalova për tju uruar të gjithave dhe të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtorë të publikut në këtë shesh në hyrje të Parlamentit. Unë do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit dhe problemet e tyre reale, ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve.

A jeni i kënaqur që Basha vrau babain e tij?

PS e ka marrë një mandat për të udhëhequr dhe PS sot është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shohim përpara. Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe me ju.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Mbyllet seanca e paradites në Kuvend, opozita rikthehet pas 30 muajve mungesë, Berisha e Basha të ndarë! Ish-kryeministri ulet krah Kryemadhit e Mediut: Pazare të flliqura, pakti i tij me Ramën vazhdon (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama sali berisha jashte grupit te pd edi rama sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll