Politike

E pritën me lule dhe ovacione, zbulohet destinacioni i Berishës pas daljes nga Kuvendi

10 Shtator 2021, 09:28 Nga DOSJA
E pritën me lule dhe ovacione, zbulohet destinacioni i Berishës pas

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është drejtuar për në zyrën e tij, në zonën ku e ka pasur historikisht ish-lideri i PD-së zyrën e tij. Pas ovacioneve, thirrjeve me emrin e tij dhe pritjes së bujshme nga simpatizantët, Berisha ka shkuar pranë rrugës “Rruga Papa Gjon Pali II”, në një qendër tregtare, ku ka dhe zyrën.

Nuk dihet ende se me kë është mbyllur në zyrë Berish apo nëse ka preferuar të qëndrojë vetëm. Tashmë rrugët e tij me kryedemokratin Lulzim Basha janë të ndarapasi një naë më parë u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së. Kjo gjë nuk ka pasur aspak rëndësi për Berishën, i cili tha shumë qartë para Kuvendit se në PD futet kur të dojë.

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll