Politike

Ka pazar mes tyre? Rama përgjigjet pas akuzave të Berishës: Dora për Bashën është e shtrirë…nuk trishtohem unë për k

10 Shtator 2021, 09:02 Nga DOSJA
Ka pazar mes tyre? Rama përgjigjet pas akuzave të Berishës: Dora

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka ende dorën të shtrirë për të bashkëpunuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Jashtë sallës së Kuvendit, Rama u ndal para gazetarëve dhe tha se kushdo që të dojë t’i bashkohet Partisë Socialiste është i mirëpritur.

I pyetur nëse u trishtuar për zhvillimet në Partinë Demokratike, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Rama tha se nuk mund të ndodhë diçka e tillë për problemet e një tjetër kampi. 


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ne vijmë në këtë Kuvend me diçka që unë e kam thënë përherë pa marrë parasysh se si do të shkonin zhvillimet brenda partisë Demokratike. dora ëhstë e shtrirë për të bashkëpunuar për të mirën e popullit.

A ka pazar mes jush? Berisha thotë që ka pazar?

Edi Rama: Une jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke qenë mjaft korrekt në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashur, mund të jem tejkaluar kufirin që nuk e bën asnjëherë një peshëngritës i peshës së rëndë me një të peshës së lehtë. Në rast se kjo nuk do të ndodhë në ndonjë moment, ta dini se do të jetë vetëm gabimi im.

Vendimin e Bashës për të njoftuar gjysmë ore para Berishën e konsideroni moral?

Edi Rama: PS-ja e ka të pamundur të shikojë nga lart poshtë, siç po ndodh midis nesh në këto momente, dhe nuk e kthejmë dot kokën pas. Kush do të bashkohet me ne, është i mirëpritur.

U trishtuat?

Edi Rama: Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seance plenare 10 shtator 2021 edi rama seance plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll