Politike

EMRAT/ 9 deputetët e zgjedhur nga mazhoranca dhe opozita, Kuvendi miraton Komisionin e Verifikimit të Mandateve, i kryeson Bus

10 Shtator 2021, 08:45 Nga DOSJA
EMRAT/ 9 deputetët e zgjedhur nga mazhoranca dhe opozita, Kuvendi miraton

TIRANË– Kuvendi ka miratuar deputetët që do të jenë pjesë e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve. Nën drejtimin e deputetes më të vjetër, Luljeta Bozo lexoi emrat e propozuar nga maxhoranca dhe Opozita, duke ngritur kështu komisionin.

Sipas rregullit, pesë deputetë janë zgjedhur nga mazhoranca dhe katër nga opozita. Nga mazhoranca u propozuan: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu. Nga Opozita u propozuan deputetët: Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli, Belind Këlliçi. Anëtarët e Komisionit u miratuan në mënyrë unanime me votë të hapur. Në krye është Bushka. 

Tashmë, ky komision do të caktojë kryetarin dhe më pas do të paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 10 shtator 2021 seance plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll