Politike

“Hyj kur të dua në PD”/ Berisha nuk e njeh vendimin e Bashës: Jam pjesë e grupit parlamentar, marrëveshja me Ramën vaz

10 Shtator 2021, 08:35 Nga DOSJA
“Hyj kur të dua në PD”/ Berisha nuk e njeh vendimin e

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i vendosur për të mos e njohur vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Në përfundimin e seancës së parë plenare, Sali Berisha u prit nga qindra mbështetës jashtë dyerve të Kuvendit. Berisha tha se është pjesë e grupit të PD, mund të hyjë kur të dojë në selinë e partisë, ndërsa tha se pakti Rama-Basha vazhdon, ndërsa nuk dha koment nëse është vazhdimi i marrëveshjes së 2017. 


PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Jam i vendosur për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe publikut. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen dhe trillimin për eleminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do t’jua lë historianëve.; Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. Partia Demokratike është parti e të drejtave njerëzore, parti e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë me vendosmëri do të dinë të vendosin PD në piedestal. Do të marr çdo nismë ligjore dhe statutore për rikthimin e PD në piedestal. Siç e shihni jashtë, jam anëtar i grupit të PD. Vendimi dhe kompromisi Basha-Rama ështëe nul, nuk ka mbështetje ligjore të pazareve prapa shpine. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën dhe legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën. Grupi ishte në krahun e vet, as është pyetur fare. 

Lajmi kryesor: Opozita rikthehet  në Kuvend pas 30 muajve mungesë, Berisha e Basha të ndarë, ish-kryeministri ulet me Mediun e Idrizin: Pazare të flliqura, PD është shitur te Ram

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha jashte grupit te pd seanca plenare 10 shtator 2021 sali berisha jashte grupit te pd seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 07:46

TIRANE- Edhe pse nuk u shpreh dje zyrtarisht pro ose kundër, Edi Paloka duket se e ka marrë vendimin e tij. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në...