Politike

Dhjetra simpatizantë e presin si HERO, Berisha i hap luftë Bashës: Tradhtar që shite partinë për interesa të flliqura, do

10 Shtator 2021, 08:01 Nga DOSJA
Dhjetra simpatizantë e presin si HERO, Berisha i hap luftë

TIRANË- Makina e ish-kryeministrit Sali Berisha është mbushur me karafila ngjyrë vjollcë. Lideri historik i Partisë Demokratike u prit nga dhjetra mbështetës të tij jashtë Parlamentit. Me ovacione të shumta, Berisha sulmoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën, të cilin e quajti tradhtar, që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. Ish-kryeministri u shfaq i tensionuar teksa paralajmëroi se nga sot nis një betejë në parim statutore duke paralajmëruar shkarkimin e Lulzim Bashës dhe rimarrjen e PD.


“Sot nis beteja për shpëtimin e Partisë Demokratike, pazaret e Lulzim Bashës, Partia Demokratike do të dalë nga kjo betejë më e fortë se kurrë. Do ta shpëtojmë PD nga njeriu që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia Demokratike. I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD-në në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do jetë statutore për vendosjen e sovranitetit të PD. Emergjenca është kjo. PD do të rivendosë sovranitetin, legjitimitetin, statutshmërinë e saj, të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Rama-Basha,” tha Berisha.

Ish-kryeministri i dërgoi një mesazh edhe Edi Ramës. “Mund të blesh Lulzim Bashën, por kurrë nuk do blesh demokratët shqiptarë. Je i pashpresë për aktet që ke realizuar me Lulzim Bashën,” tha Berisha.

Deklarata vjen një ditë pas vendimit që u bë publik nga Lulzim Basha. Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(f.g/.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 07:46

TIRANE- Edhe pse nuk u shpreh dje zyrtarisht pro ose kundër, Edi Paloka duket se e ka marrë vendimin e tij. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në...