Politike

PRAPASKENAT E NJË TAKIMI! Demokratët pritën dy orë për të takuar Bashës, kryetari ishte në zyrë duke regjistruar. I laj

9 Shtator 2021, 20:56 Nga DOSJA
PRAPASKENAT E NJË TAKIMI! Demokratët pritën dy orë për

TIRANË– Vendimi ishte marrë prej kohësh por u dha sot! Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi që të mblidhte Kryesinë, Sekretarët e sapozgjedhur dhe drejtuesit politikë në qarqe. Mendimi i parë ishte diskutimi lidhur me betejën e opozitës për nesër në Kuvend, por e vërteta ishte ndryshe.

Mbledhja u njoftua një orë para se të mbahej, por kush kishte mundësi erdhi në Tiranë. Edhe vetë Sali Berisha ishte jashtë Tiranës, duke munguar në mbledhjen e sotme.

Teksa demokratët prisnin në sallë për më shumë se dy orë, Basha po xhironte në zyrën e tij deklaratën e bujshme. Atë të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Megjithatë Basha e ka bërë “qokën” e fundit. Gjysmë orë para vendimit ka telefonuar Berishën për t’i komunikuar vendimin, ndërsa deputetët e tjerë, ata që ishin në mbledhje panë çdo gjë nga ekrani i TV.

Ndërkohë të tjerët, emra të rëndësishëm si nënkryetaret Grida Duma e Jorida Tabaku munguan. Koha e shkurtër e mbledhjes penalizoi edhe Gazment Bardhin për të marrë pjesë në takimin më të rëndësishëm të viteve të fundit të PD-së. Por edhe nga ata që ishin aty, shumë pak kishin guxim të dilnin kundër vendimit të kryetarit. Koha do të tregojë nëse ka të tjerë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 9 shtator 2021 lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd kryesia e pd 9 shtator 2021 lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll