Politike

Vonesat me evakuimet e afganëve, Rama për CNN: Pengesa e tyre, lojë e talebanëve, nuk kemi hyrë në bisedime me ta! Ishim p

9 Shtator 2021, 20:43 Nga DOSJA
Vonesat me evakuimet e afganëve, Rama për CNN: Pengesa e tyre,

TIRANË– Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për CNN mbrëmjen e sotme ku ka folur për situatën e strehimit të afganëve. Gjatë intervistës me CNN, Rama tha se talebanët i ndryshojnë shpesh fjalët e tyre duke ua bërë të pamundur zhvillimin e procesit të udhëtimit të afganëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I pyetur nga gazetarja e CNN, Isa Soares se pse qytetarët afganë nuk mund të udhëtojnë lirisht edhe pse janë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe viza të lëshuara nga qeveria shqiptare, Rama tha se kjo mund të jetë një lojë e talebanëve.

“Edhe ne po dëgjojmë të njëjtën gjë. Nisëm të bashkëpunojmë me miqtë tanë të cilët janë të angazhuar në këtë operacio, por çdo ditë del diçka e re duke na thyer shpresat. Nuk mund të them dicka më shumë rreth kësaj sepse askush nuk po e kupton ku është realisht problemi. Ndoshta është një lojë ë talebanëve, ose mungesë bashkërendimi me autoritetet në SHBA, por nuk mund të spekuloj.

Nuk do të habitesha nëse do të ishte lojë e talebanëve. Ata çfarë thonë sot e ndërrojnë nesër. Lajmi i fundit që mësova pak para se të nisnim këtë intervistë, qe se ata e kanë ndërruar sërish fjalën e tyre, duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta të udhëtojnë. Fëmijët nuk kanë pasaporta. Duket se kjo histori do të hyjë në një fazë të re pengesash.” u përgjigj Rama.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk ka hyrë në asnjë lloj bisedimi me talebanët dhe se të duhurit për ta bërë këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam prirjen të besoj se kjo është një lojë nga brenda Afganistanit dhe nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit apo dickaje tjetër nga asnjë prej palëve.” shtoi kryeministri.

Soares vazhdoi më tej duke e pyetur Ramën nëse ndihej i dëshpëruar për situatën.

“Nuk jam i dëshpëruar, por duke qenë i përfshirë, bashkë me ekipin tim dhe Ministren Olta Xhaçka, duke punuar shumë që misionet të kryhen me sukses, natyrshëm jemi të përfshirë dhe na vjen keq për këta njerëz. Historitë e tyre tingëllojnë familjare sepse edhe ne kemi patur ‘talebanët’ tanë, të cilët nuk ishin islamikë por marksistë-leninistë. Ishin mjaft të ngjashëm në qëndrimet e tyre mbi fjalën e lire dhe artin. Hodhën në erë mijëra kisha me dinamit, ndaluan zotin. 30 vjet më parë ne ishim si ata, në përpjekje për t’i shpëtuar ferrit, duke trokitur nëpër dyer. Si mund t’ua mbyllim atyre tani?!”

Rama e mbylli duke shpjeguar se qeveria shqiptare ka ofruar disponueshmërinë e saj për 4000 afganë dhe këto shifra mund të ndryshojnë duke parë mënyrën si po shkojnë gjërat. Ai bëri me dije se njerëzit po zvarriten nëpër aeroportet e Mazar-i-Sharif dhe atij të Kabulit, ndërkohë që organizat, të cilat po ndihmojnë më nxjerrjen e tyre nga Afganistani, po hasin vështirësi shumë të mëdha.

Numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644, ndërsa Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Në vendin tonë pritet të strehohen 4000 afganë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama interviste per cnn rama interviste per cnn

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2021, 19:03

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky e fundit e largoi nga grupi p...