Art&Argëtim

FOTO/ ‘Seks me Stalinin’, videoloja 3D që ‘nxehu’ komunistët e Rusisë

6 Qershor 2019, 13:18 Nga DOSJA
FOTO/ ‘Seks me Stalinin’, videoloja 3D që ‘nxehu’

Loja ‘Sex with Stalin’, që po ‘çmend’ rusët do të publikohet së shpejti në tetor në ‘Stream’.

Sipas skenarit të lojës, lojtari udhëton në kohë deri në shekullin e 20-të, për të këshilluar udhëheqësin sovjetik për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Krijuesit e kësaj loje e kanë quajtur Stalinin diktatorin më të madh në histori në përshkrimin e historikut të lojës. Përveç joshjes që ka figura e tij historike, e ofruar me një model 3D të Stalinit, i zhveshur dhe në forma të ndryshme.

Para se të nis loja bëhet edhe një paralajmërim, pasi loja përmban sharje dhe veprime jo të hijshme.

Drejtuese e Partisë Komuniste të Rusisë, Olga Alimova tha se kjo lojë është e palogjikshme dhe një veprim i shëmtuar, madje ka kërkuar edhe hetimin e asaj loje për nxitje dhune.

Pothuajse 70-vjet nga vdekja e tij, Stalini mbetet një figurë shumë e diskutueshme në Rusi pasi ai udhëhoqi BRSS për fitoren kundër nazistëve.

Një sondazh në fillim të këtij viti zbuloi se mbi 50 përqind e popullsisë e konsideronin atë si një nga udhëheqësit më të denjë, por vetëm 5 përqind e tyre do të pranonin të jetonin nën sundimin e tij.

Burimi: RT

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete stalini videoloja e re videoloja me stalinin stalini videoloja e re videoloja me stalinin

Sondazh

Poll