Art&Argëtim

18 muaj pasi u pajtuan, Dua Lipa dhe Isaac Carew ndahen

6 Qershor 2019, 09:50 Nga DOSJA
18 muaj pasi u pajtuan, Dua Lipa dhe Isaac Carew ndahen

MBRETËRI E BASHKUAR– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Isaac Carew vetëm 18 muaj pasi u ribashkuan.

Dua filloj të shoqërohej me modelin 33-vjeçar në vitim 2013 dhe pas një lidhje plot 3 vite e gjysmë ata u ndanë, për tu rikthyer përsëri. Ata u rikthyen bashkë duke menduar se dashuria ishte edhe më fuqishme për çiftin, por mesa duket largësia e ka rindarë  dyshen simpatike.

Një burim pranë çiftit tha: “Dua dhe Isaac kanë luftuar me të vërtetë për njëri-tjetrin që kur janë së bashku.Ata donin t’i bënin gjërat të punonin…Ka qenë një vendim i vështirë, por në fund ata nuk kanë qenë në gjendje t’i bëjnë gjërat të punojnë”.

Dua Lipa ishte në Paris të martën pasi u emërua si fytyra e re e YSL Beauty. Ajo u vizitua nga një mikesha e saj e ngushtë dhe pranoi në Instagram Story se kishte nevojë për shoqëri në këto momente.

Këtë mëngjes, Isaac ka postuar një emoji me një zemër të thyer në Story-n e tij të Instagramit dhe ka lënë të kuptohet se po e vuan ndarjen.

Me sa duket projektet e shumta muzikore te Dua Lipës dhe koncertet e shumta, kanë qenë dhe një arsye e fortë, pasi largësia nuk i ka bërë mirë marrëdhënies në çift.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa isaac carew këngëtare me origjinë shqiptare ndahen dua lipa isaac carew këngëtare me origjinë shqiptare ndahen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Qershor 2019, 18:28

Forbes: Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë

Një prej personazheve me më shumë influencë në botë është edhe Rihanna, e cila e filloi karrierën e saj si këngëtare, eksperimentoi paksa në aktrim, tani është ...