Art&Argëtim

Me elementë shqiptarë, stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e saj të parë

6 Qershor 2019, 11:21 Nga DOSJA
Me elementë shqiptarë, stërmbesa e Skënderbeut publikon

Sophie Kastriota, ose siç njihet ndryshe, stërmbesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, talentin e saj në muzikë më në fund e nxorri në pah me një videoklip të publikuar, i cili mban në sfond portretin e Skënderbeut dhe flamurin kuq e zi.

Kënga e titulluar “Gone For the Night” është publikuar tashmë në youtube, si videoklipi i saj i parë, dhe pavarësisht se eshtë në gjuhë të huaj, Sophie Kastriota nuk i ka harruar elementët e atdhetarizmit, me shqiponjën dykrenare dhe portretin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në sfond.

Sophie asnjëherë nuk e ka fshehur krenarinë që ndjen për origjinën e saj dhe sigurisht nuk i ka ndërprerë lidhjet me Shqipërinë  apo Kosovën duke qenë e pranishme në disa evente kombëtare.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz sophie kastriota stërmbesa e skëndërbeut videoklip sophie kastriota stërmbesa e skëndërbeut videoklip

Sondazh

Poll