Art&Argëtim

‘I shqetësoi anglishtja, jo arritja deri në finale’, Jonida Maliqi rrëfen të pathënat e Eurovision-it: Vlerësuan fusta

6 Qershor 2019, 11:23 Nga DOSJA
‘I shqetësoi anglishtja, jo arritja deri në finale’,

Pas mbylljes së Eurovison 2019, Jonida Maliqi u rikthye në Shqipëri. Pas bujës së madhe që bëri me performanca e saj dhe përfaqësimin dinjitoz që bëri, këngëtarja vendosi që për herë të parë të flas për rrugëtimin në Tel Aviv.

E ftuar në emisionin ‘Trokit’ në INtv, Jonida Maliqi dhe kompozitorja që e shoqëroi në këtë rrugëtim, Eriona Rushiti rrëfyen detajet nga performanca e këngëtares në Tel Aviv, momentet e bukura, provat, por edhe sfidat e vështira.

“Fustanin e ‘famshëm’ që vesha në tapetin portokalli, ishte një zgjedhje e shpejtë, nuk u menduam shumë. E dinim që duhet të vishja diçka me ngjyrë të fortë, por ishte ai që tërhoqi vëmendjen më shumë se performanca ime dhe arritja deri në finale, askush nuk i kushtoi vëmendjen.”– u shpreh Jonida.

Gjithashtu ajo nuk kaloi as pjesën që u komentua aq shumë, anglishtja e saj në intervistat e Eurovision. Jonida e pati një koment edhe për këtë dhe pranoi se askush nuk e vlerësoi siç duhej, por u kapën pas detajeve.

“Unë kam studiuar italisht, por anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë. Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë.” – shtoi ajo.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eriona rushiti jonida maliqi rrugetimi i eurovizion trokit eriona rushiti jonida maliqi rrugetimi i eurovizion trokit

Sondazh

Poll