Politike

Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar! Berisha nuk fal: Më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa…

9 Shtator 2021, 18:55 Nga DOSJA
Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar! Berisha nuk fal: Më

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e liderit historik nga grupi parlamentar. Në fjalën e tij në një intervistë për “Syri”, Berisha tha se vendimi i Bashës agjesoi një parti sovrane, duke shtuar se për mendimin e tij, kryedemokrati duhet më mirë që të jepte dorëheqjen nga partia.

Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjesoi PD si parti sovrane. Jam i sigurtë se e kanë kërcënuar me sanksione. Por nuk më intereson fare. Nuk i është bërë goditje Sali Berishës, por partisë politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama ka bërë ndaj zotit Basha. Por njeriu ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë që të asgjësojë forcën politike. Përpara një vendimi të tillë Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që dezinjohen non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston.  Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe asnjë forumi të PD,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, ish-kryeministri: Basha më mirë të jepte dorëheqjen! Strazimiri dhe Topalli: Kryetari s’ka kompetencë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll