E FORTË! Basha merr VENDIMIN: Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së!
9 Shtator 2021, 18:09Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë një vendim: Sali Berisha nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike! Vetëm një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, numri një i opozitës ka vendosur që lideri historik i Partisë Demokratike të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar për shkak të shpalljes “non grata” nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës,“-tha Basha.
Në një deklaratë nga zyra e tij në selinë blu, Basha tha se largimi i Berishës nga grupi parlamentar demokrat, do të shmangë keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka ngurruar që të lëshojë sulme në takimet e tij politike. Megjithatë kryedemokrati shton se vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e Berishës si lider historik i Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se as ai nuk e kishte të lehtë nga ana emocionale.
FJALA E PLOTË E BASHËS:
Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës. Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik. Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo. Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike. Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë. Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona. Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë. Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët, dhe besimin që qytetarët shqiptarë kanë tek Partia Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për të gjithë demokratët duke e cilësuar si moment të keq, personalisht për të. Në fjalën e tij, nga...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha do të japë një deklaratë për mediat, vetëm pak çaste pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokrat...
TIRANË– Sot në selinë blu është mbledhur Kryesia dhe drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar lidhur me nisjen e punës në Kuvend. LSA ka siguruar fo...
Deputeti socialist Petro Koçi ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” në top Channel, ku foli për situatën e kriminalitetit në vend dhe sa...
TIRANË– Lulzim Basha ka marrë një vendim! Do të përjashtojë përkohësisht, deri në zbardhjen e të vërtetës, liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Be...
TIRANË- Nesër nis Kuvendi! Partitë politike do të kthehen nga pushimet e verës për të nisur legjislaturën e re, duke ndezur “motorët” për t’u përballur me ...
Duke vizituar një nga qendrat shëndetësore të Tiranës, kryeministri Edi Rama e kishte në majë të gjuhës përgjigjen nëse ekzistonte mundësia që në Shqipëri për d...
TIRANË– Më 22 shtator do të vuloset fati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pas katër orësh seancë, trupa e Gjykatës së Posaçme të Apelit ka vend...