Politike

Lëvizja surprizë e Berishës! Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministri ka gati “Planin B”

9 Shtator 2021, 18:50 Nga DOSJA
Lëvizja surprizë e Berishës! Basha e përjashtoi nga grupi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbetur pa një grup parlamentar! Sot, ai u përjashtua përkohësisht nga partia që e themeloi dhe e drejtoi, duke u detyruar që të dalë si deputet i pavarur. Por politika shqiptare nuk është aq e thjeshtë, saqë një çështje të mbarojë me një vendim.

Berisha nuk ngelet pa grup parlamentar! Aleatët e PD-së prej ditësh takohen për të krijuar një grup tjetër veç atij të demokratëve, por u duhen 7 deputetë. Nuk është e pamundur që Berisha t’u bashkohet në grupin e ri, duke eliminuar mundësinë që të ketë ndonjë bashkëpunim me deputetët e PSD-së së Tom Doshit. Që prej kur ishte në maxhorancë e deri kur doli në opozitë, Berisha nuk i ka kursyer sulmet ndaj tij, duke e bërë të pamundur një bashkëpunim.

Ndërkohë jo dhe aq e pamundur është një tjetër bashkim me LSI-në. Edhe Monika Kryemadhi nuk ka mjaftueshëm deputetë për të krijuar një grup, ndaj aleatët që kanë dalë nga “kopeja” janë zgjidhja por a do të zgjidhjen.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll