Aktualitet

50-vjeçari merrej me trafik droge në Itali, e pësojnë gruaja dhe djali i tij, procedohen penalisht pasi kanë qenë bashkëp

9 Shtator 2021, 16:19 Nga DOSJA
50-vjeçari merrej me trafik droge në Itali, e pësojnë

ITALI- Një shqiptar 50 vjeç kanë dalë në gjyq ditën e djeshme në Itali, pasi u arrestuan në vitin 2019 teksa iu gjetën 1 kilogram dhe 600 gram lëndë narkotike. Ilrestodelcarlino shkruan se lëndët narkotike, ishin të ndara në kokainë dhe kanabis.

Droga ishte gjetur gjatë një kërkimi të kryer gjatë një operacioni të koordinuar midis skuadrave të Forlì dhe asaj të Ravenna. Droga ishte fshehur në kuti të ndryshme të fshehura në bodrum, në një dollap dhe në dhomën e gjumit. Menjëherë pas arrestimit, qytetari kishte marrë përgjegjësinë mbi dorëgn duke përjashtuar anëtarët të familjes së tij.

Gjykimi kundër shtetasit shqiptar, i mbrojtur nga avokati Nicola Montefiori dhe nga avokati Carlo Benini, u përfundua me një ujdi mbi pranimin e fajësisë. Megjithatë, procedimi penal vazhdoi kundër gruas dhe djalit të tij, ky i fundit 18 vjeç, pasi Prokurori pohoi se, duke pasur parasysh sasinë e madhe të gjetur, anëtarët e ngushtë të familjes së të dënuarit jo vetëm që nuk mund ta dinin, por që ishin bashkëpunëtorë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali carlo benini nicola montefiori arrestohet shqiptari ne itali carlo benini nicola montefiori

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 15:36

KUKËS– Fjala vret më shumë se plumbi por duket se në Kukës ka ende “besnikë” të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me grushta. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërri...