KUKËS– Fjala vret më shumë se plumbi por duket se në Kukës ka ende “besnikë” të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me grushta. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërritur e një video të një sherri jo dosido, por mes drejtorash dhe personash të afërt me kryebashkiakun Safet Gjici.
Diskutimi i nisur mes 4 drejtorëve ka degraduar keq, pasi diçka që ka thënë Granit Gjana ka nxehur tej mase Vladimir Shpahian. Drejtori i hipotekës në Kukës është çuar nga karrigia e tij dhe ka sulmuar nënkryetarin e Bashkisë, krahun e djathë të Safet Gjicit. Teksa të dy nisën përleshjen, menjëherë për të shuar sherrin ndërhynë shefi i sigurisë në Bashki, Ylber Duraku (nga e djathta) dhe drejtori i Doganës së Morinës, Alban Trota (nga e majta).
Të dy ia dalin që të ndajnë sherrin, i cili nuk dihet nëse ka vijuar edhe më tej jashtë ambienteve ku ishin mbledhur për t’u sqaruar. Megjithatë mbetet mister shkaku i përplasjes mes tyre, që mesa duket është i rëndë. Aq sa ka degraduar në përdorimin e grushtit. Përse të jenë përplasur vallë?
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Mallakastër, aty ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës.Të lëndua...
MAQEDONI E VERIUT- Nexhmedin Aliti, dëshmitar okular i një zjarri të ndodhur në Tetovë ka treguar momentet teksa luftonte me flakët. Futbollisti 37-vjeça...
TIRANË- 11 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit në vend. Sipas njoftimit të publikuar nga Policia, bëhe...
DURRËS- Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në det, teksa ishte duke peshkuar. Bëhet fjalë për kapitenin e një peshkarexhe, i cili është gjetur i mb...
TIRANË– Në vend çmimi i bukës është rritur me 10 lekë. Kjo ka krijuar shqetësim te qytetarët e së fundmi ka sjellë dhe një reagim nga ana e Autorite...
TIRANË– Avokati Sokol Hazizaj ka kërkuar që Gjykata e Posaçme e Apelit të reflektojë mbi vendimin e Shkallës së Parë të cilin e konsideron gabim të ...
TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Këtë mësohet të ketë deklaruar avokati i tij, Sokol Hazizaj në seancë...