Aktualitet

11 persona të arrestuar, 39 leje drejtimi të pezulluara dhe 1445 drejtues mjetesh të ndëshkuar me mase administrative, publi

9 Shtator 2021, 13:42 Nga DOSJA
11 persona të arrestuar, 39 leje drejtimi të pezulluara dhe 1445

TIRANË- 11 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit në vend. Sipas njoftimit të publikuar nga Policia, bëhet me dije se janë pezulluar 39 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative 1445 drejtues mjetesh. Nga 11 personat e arrestuar 6 janë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërsa nga 39 lejet e pezulluara, 23 janë për shpejtësi mbi normat e lejuara, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore. Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
?Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 162 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1445 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll