Aktualitet

Ishte duke peshkuar! Mbytet kapiteni i një peshkarexhe në Durrës, u hodh në det por humbi jetën

9 Shtator 2021, 13:30 Nga DOSJA
Ishte duke peshkuar! Mbytet kapiteni i një peshkarexhe në Durrës,

DURRËS- Një 49-vjeçar është gjetur i mbytur në det, teksa ishte duke peshkuar. Bëhet fjalë për kapitenin e një peshkarexhe, i cili është gjetur i mbytur ditën e sotme shumë pranë varkës së tij. Sipas njoftimit të policisë, trupi i 49-vjeçarit nuk kishte shenja dhune, megjithatë do të jetë autopsi, ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Ndërkohë që paraprakisht mësohet se në momentin që është hedhur në det, 49-vjeçari ka qenë duke peshkuar.

Njoftimi i Plotë:

Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres mbytet kapiteni ne durres durres mbytet kapiteni ne durres

Sondazh

Poll