Bota

9 Shtator 2021, 14:37 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT- Zjarri i tmerrshëm që mbrëmë përfshiu spitalin modular në Tetovë dhe që mori 14 jetë njerëzish është vetëm një tjetër në vazhdën e serisë së incidenteve tragjike që ndodhin kudo në botë me të njëjtat struktura. Një zjarr në një spital të Shën Petersburgut në maj të vitit të kaluar vrau pesë pacientë që ndodheshin në kujdesin intensiv. Zjarri shpërtheu për shkak të një qarku të shkurtër në një respirator duke u marrë jetën 5 pacientëve që ishin lidhur me këtë pajisje. 

Tre muaj më parë, në qershor të këtij viti, një zjarr shpërtheu në një spital në qytetin rus të Ryazan, duke vrarë tre persona pasi respiratori i repartit u ngroh shumë dhe mori flakë. Një hetim mbi disa zjarre në spitalet ruse të COVID ka treguar se shkaku janë respiratorët e gabuar që përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus. Muajin e kaluar përsëri në Rusi, këtë herë në një spital në Vladikavkaz për shkak të një aksidenti me tubat e oksigjenit, 9 persona humbën jetën. 

Tragjedi të ngjashme ndodhën në një spital në Bukuresht, në fund të janarit të këtij viti kur vdiqën 4 persona, por edhe në Indi ku për shkak të mbipopullimit të objekteve spitalore dhe mungesës së oksigjenit. Një nga zjarret më vdekjeprurëse ndodhi në Irak më 24 prill, ku humbën jetën 82 njerëz dhe u lënduan 110 të tjerë. Flaka nisi në dhomën e njësisë së kujdesit intensiv në Bagdad ku ndodhi edhe shpërthimi i oksigjenit. 

Ndërkohë që paraprakisht mendohet se diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Tetovë, pasi materiali i përdorur  për ndërtimin e spitalit modular është kryesisht plastik, pra lehtësisht i djegshëm. 

Marrë nga slobodenpecat.mk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll