Bota

Konferenca e 7 për çështjen e Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së mbahet më 14 shtator  

9 Shtator 2021, 10:26 Nga DOSJA
Konferenca e 7 për çështjen e Thaçit dhe

HAGË- Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet në 14 shtator. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara bëhet e ditur se seanca pwr Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të nisë në orën 14:30.

Njoftimi i Plotë:

Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dhomat e specializuara kosova ne hage dhomat e specializuara kosova ne hage

Sondazh

Poll