Bota

Identifikohen 13 nga 14 personat që humbën jetën në spitalin e Tetovës, të fundit do t’i bëhen analizat e AND-së, mjek

9 Shtator 2021, 10:16 Nga DOSJA
Identifikohen 13 nga 14 personat që humbën jetën në spitalin

MAQEDONI E VERIUT– 13 nga 14 personat që humbën jetën nga zjarri që shkrumboi spitalin modulor në Tetovë një natë më parë, janë identifikuar. Mediat vendase shkruajnë se vetëm një person nuk është identifikuar ended he do të duhet që t’i bëjnë analizat e AND-së.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore Aleksandar Stankov tha se autopsia për viktimat ka nisur që një natë më parë, por ende nuk është identifikuar.

“Nuk kam informacione për trupa shtesë, për momentin janë 14 trupa dhe mendoj se aq do të mbeten. Pas orës 1 të mesnatës janë 14 trupa. Autopsia ka nisur qysh në mbrëmje. Janë formuar ekipe që do të punojnë në autopsi dhe në identifikim të trupave. Presim që sot të përfundojnë autopsitë, ndërsa për identifikim do të shohim ta realizojmë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’i dorëzojmë viktimat tek të afërmit. Do të shohim nëse do të ketë nevojë për analizë të ADN-së për të gjitha trupat, pasi të përfundojë të gjitha 14 autopsitë. Të shohim se çfarë mund të përdoret nga metodat klasike për identifikim dhe çarë për AND,”- tha Stankov ndër të tjera.

Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar nga flakët dhe janë dërguar në spitalin e Shkupit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të 26 personat që ndodheshin në godinë janë pacientë të shtruar me Covid-19 dhe asnjë prej tyre nuk ishte punonjës shëndetësor. Vijon puna për identifikimin e viktimave, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë zbardhur ende.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll