Bota

‘Ajo ka qënë e dashura ime’/ ATENTATI në mes të ditës në Turqi, familja ‘kundërshtare’ foli keq për nusen e tij,

9 Shtator 2021, 09:41 Nga DOSJA
‘Ajo ka qënë e dashura ime’/ ATENTATI në mes të

TURQI– Atentati me armë zjarri në Adana të Turqisë, i cili nisi për një fjalë goje la pas 1 person të pajetë dhe tre të plagosur. ‘Ajo ka qenë e dashura ime”, kjo ishte fjalia që bëri që dy kushërinjtë të merrnin armën dhe të shkonin në banesën e kundërshtarit të tyre.

Atentati u krye nga dy të rinj të moshave 25 dhe 17-vjeç, të cilët bashkë me dy kushërinj të tjerë shkuan me motorçikleta dhe armë tek shtëpia e kundërshtarëve të tyre duke vrarë një person, ndërsa mbetën të plagosur tre të tjerë.

I riu i cili ishte organizatori i atentatit ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre. Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit.

Skena u filmua nga kamerat e sigurisë që ishin në bizneset pranë banesës. Shihet që dy personat me motoçikleta presin deri në momentin kur dalin dy të tjerët që u futën brenda për të qëlluar ndaj personave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota atentat ne turqi atentat ne turqi

Sondazh

Poll