Bota

HISTORIA/ Shoku i përdhunoi të bijën 8 vjeçe dhe ai e vrau, qyteti ngrihet në këmbë: Baba hero, s’duhet të bëjë asnj

8 Shtator 2021, 20:16 Nga DOSJA
HISTORIA/ Shoku i përdhunoi të bijën 8 vjeçe dhe ai e

RUSI–Historia shokuese e Vyacheslav M., ka bërë tashmë xhiron e botës. Babai që vrau shokun e tij, Oleg Sividrov pasi pa rastësisht pamjet ku ai po i përdhunonte të bijës është liruar nga burgu pas apelit të banorëve të fshatit ku të dy jetonin. Banorët kërkuan që ai të lirohej duke e quajtur një baba që mbrojti të bijën dhe jo një vrasës.  “Ai nuk është vrasës, mbrojti vajzën e tij dhe gjithë fëmijët tanë. Lëreni të shkojë.” kanë thënë mbështetësit e tij.

Kjo nuk ishte hera e parë që shoku i tij të ngacmonte fëmijë të mitur. Ai ishte parë nëpër fshatin e tyre, Vintai, disa herë duke lëvizur me vajza të vogla, përfshirë edhe vajzën e Vyacheslav, (shokut të tij). “Askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend se çfarë ai ishte duke bërë me fëmijët”,-tha një shok që e njihte Sviridov për gati 15 vite.

Si u zbulua përdhunimi dhe si ndodhi vrasja? Të dy miqtë ishin duke pirë në lokalin e fshatit, kur në një moment Vyacheslav pa videon në telefonit e Sviridov. I inatosur ai shkoi të përballej me Sviridov, i cili ia mbathi sapo shoku pa videon. Para se autoritetet dhe banorët ta gjenin, ai e gjeti vetë shokun e tij të cilin e vrau me një thikë në pyll pranë fshatit. Ai u arrestua ndërsa hetimi zbuloi se Sividrov kishte abuzuar seksualisht edhe me 3 fëmijë të tjerë të mitur, pamjet ndodheshin edhe në telefonin e tij. Vrasja hapi një debat në opinionin publik në Rusi ku edhe ish-kandidatja për postin e presidentes Ksenia Sobchak, u rreshtua pro babait të të miturës. Ky presion ndikoi edhe tek autoritetet shtetërore në Rusi që e liruan babain që bëri vetëgjyqësi.

(i.d;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lirohet vrasesi i pedofilit sividrov oleg sividrov lirohet vrasesi i pedofilit sividrov oleg sividrov

Sondazh

Poll