Politike

Burri sfidon Veliajn në zgjedhje, psikologia Denada Toçe e suporton: Jam krenare, do votoj për ty

6 Qershor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Burri sfidon Veliajn në zgjedhje, psikologia Denada Toçe e suporton:

TIRANË- Kandidati i Partisë “Bindja Demokratike”, Arben Skënderi ka një votuese më të rëndësishme se kushdo. Ajo është bashkëshortja e tij, psikologia e njohur, Denada Toçe.

Publiku i gjerë ndoshta nuk e dinte që Skënderi është i martuar me Toçen, por psikologia s’ka lenë më dilema. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo mbështet të shoqin dhe thotë se do të votojë për të.

Reagimi i plotë:

Unë kam zgjedhur të votojë për ty, gjithe ditët e jetës sime Arben Skenderi Njoh vlerat, qenien dhe thelbin tënd. Të njoh qe do bësh me të mirën për njerëzit dhe vëndin tënd, nëse ti do ishe zgjedhja e tyre. Jam krenare për ty.

Arben Skënderi është kandidati i vetëm në garë përballë kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në një garë pa kandidatë, BD është partia e cila ka më shumë kandidatë, pas largimit të opozitës nga parlamenti dhe refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben skenderi denada toce erion veliaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 arben skenderi denada toce erion veliaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll