Bota

Tragjedia në spital! Humbën jetën 14 pacientë, komuna e Tetovës shpall 3 ditë zie

9 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
Tragjedia në spital! Humbën jetën 14 pacientë, komuna e

MAQEDONI E VERIUT– Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi lajmëroi se komuna ka shpallur tre ditë zie për ngjarjen e rëndë. Teksa ishte në një komunikatë për mediat, ajo shprehu ngushëllime për të gjithë familjet e viktimave nga zjarri tragjik në spitalin e modeluar në Spitalin e Tetovës.

Po ashtu, Arifi njoftoi se do të ndahen fonde nga Komuna për familjarët që u prekën nga kjo tragjedi. Deri më tani në Tetovë kanë ndërruar jetë 14 pacientë ndërkohë që 12 persona ndodhen në spital, 7 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

TRAGJEDIA në Tetovë, zjarri në spitalin modulor u mori jetën 14 personave, 12 u shpëtuan, asnjë nuk është staf mjekësor, godina kishte probleme në strukturë, Zaev: Do bëjmë drejtësi

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll